“Petullat e Gjyshit” janë kthyer në një fenomen.

Dhjetëra qytetarë ndalojnë çdo mbrëmje përpara kioskës pozicionuar në shëtitoren “Taulantia”, prania e së cilës ndihet që nga larg, për shkak të erës ngacmuese të petullave.

Gjyshi i madh, Agim Gjoni, sot plot 88 vjeç, por plot jetë, i përkujdesur deri në detaj që shërbimi për klientët të jetë i pastër dhe sipas standardeve me të cilat ai nuk bënë kompromis, flet për mikrofonin e “DurrësLajm”, duke na rrëfyer me po të njejtin pasion me të cilin e nisi këtë punë, zanafillën e kësaj iniciative.

Trashëgimtari i profesionit, i biri Ismail Gjoni, i njohur për të gjithë si Ili, rrëfen se madje edhe vetë babi i tij e ka mësuar prej të atit këtë zanat.

Ili zbulon edhe një nga sekretet e kësaj recete, dhe mesa duket magjia qëndron tek brumi.

Përtej luksit në restorante të mira, që rrisin standardin e turizmit në qytet, një kaush me petulla buzë detit mbetet gjithmonë më durrsake.

H.H.