Lëshohet urdhër-ndalimi për tre nga kontrollorët e trafikut ajror të cilët ndaluan punën ditën e djeshme duke pezulluar kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse në vendin tonë.
Bëhet me dije se personat për të cilët është lëshuar urdhër-ndalimi janë; Armando Fezga, kryetar i sindikatës së kontrollorëve, Flora Ndreca, përgjegjësja e turnit dhe Muhir Mezini, kontrollor.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa urdhër-ndalimi është lëshuar me kërkesë të prokurorisë. Mësohet se pas dy ditësh, të tre këta persona pritet të dalin në gjykatë.





