Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte ai që e bindi veten të pezullonte veprimet ushtarake kundër Iranit. Sipas tij, ai e mori këtë vendi pasi Teherani tha se po anulonte ekzekutimet e planifikuara të protestuesve të ndaluar.
“Askush nuk më bindi. Unë e binda veten”, u tha Trump gazetarëve pasi u pyet nëse aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme e kishin ndihmuar të merrte vendimin për të pezulluar planet e tij për sulmimin e Iranit.
Trump tha se ishte i përqendruar në ekzekutimet e planifikuara. Sipas tij vendimi për t’i ndaluar ato ndikoi në mënyrën e tij të të menduarit.
“Ata do të varnin mbi 800 njerëz dje dhe e respektoj shumë faktin që e anuluan këtë”, tha ai.





