I dyshuari kryesor për sulmin te Charlie Hebdo në vitin 2015 ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe gjykimi është pezulluar. Ali Reza Polat akuzohet se ka ndihmuar sulmuesit militantë islamikë që vranë 12 persona në revistën satirike pesë vjet më parë.

Kryetari i trupit gjykues thotë se 10 bashkëpunëtorë të akuzuar duhet të testohen për virusin para se të fillojë gjyqi.

Ali Reza Polat, 35 vjeç, prej ditësh është i sëmurë dhe gjykatësi për të shmangur infektimin e të tjerëve ka pezulluar seancat gjyqësore.

14 persona në total janë në gjyq për sulmin ndaj revistës, si dhe sulmet e lidhura kundër një efektiveje të policisë dhe në një supermarket hebre që la të vdekur gjithsej 17 persona për tre ditë. Tre nga ta po gjykohen në mungesë.