FRANCE– Qeveria e Francës ka bërë të ditur se kompanisë franceze do ti merrët licenca për tregti nën dyshimin se ka shitur mish kali për të lopës duke qenë të vetëdijshëm për këtë gjë.
Kompania Spanghero, ka mohuar akuzat duke thënë se e ka mbajtur vetëm ata mish që ka besuar se është i lopës. Spanghero ka blerë mish nga Rumania dhe e ka shitur atë te kompanitë tjera franceze, të cilat prodhojnë ushqim të ngrirë.
Ministri francez për Çështje të Konsumatorit, Benoi Hamon, ka thënë të enjten se mishi i cili është dal nga Rumania ka pasur etiketë të mishit të kalit.
Skandali i mishit të kalit i cili është shitur si mish lope, ka prekur dhjetra shtete të BE-së. Të enjten, raportohet se tre njerëz janë arrestuar në Britani nën dyshimin për përfshirje në këtë skandal.
Autoritetet britanike kanë thënë të enjten se, një sasi e mishit të kalit nga Britania e shitur nëpër Evropë, mund të ketë përmbajtje të një ilaqi të përdorur për të trajtuar kuaj të sëmurë.