Dogana e Qafëthanës njofton se për shkak të motit të keq në vendin fqinj, pezullohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Maqedonisë së Veriut.

Lejohet lëvizja e mjeteve të vogla vetëm nëse janë të pajisura me zinxhirë, deri në momentin që autoritetet e Maqedonisë së Veriut të hapin rrugën për qarkullim normal.

Kujtojmë se për shkak të reshjeve të borës në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet qafës malore Strazhë, nga ora 07:45 është vendosur ndalesë trafiku për automjete të rënda (kamionë).

Gjithashtu, ndalim ka për kamionët në qafën malore Preseka dhe seksionin Mavrovë-Dibër.