Michael Phelps siguron medaljen e 19-të të artë në Oimpiadë dhe të 23-ën në total. 31-vjecari amerikan triumfoi në stafetën 4 herë 100 metra stil i lirë bashkë me Caeleb Dressel, Ryan Held dhe Nathan Adrian. Phelps u hodh i dyti në ujë për skuadrën amerikane, që regjistroi kohën 3 minuta, 9 sekonda e 92 të qindat, duke lënë pas katërshën franceze dhe atë australiane, që në fakt konsiderohej favorite për të triumfuar në stafetë.Phelps do të kërkojë të artën edhe 200 metra stil i përzier, 100 dhe 200 metra flutur, si dhe në 4 herë 100 metra stil i përzier.Thjesht fenomenale Katie Ledecky. Notarja amerika, pasi theu rekordin olimpik në garat kuakifikuese në 400 metra stil i lirë, shkruajti historinë duke fituar medaljen e artë në finale me rekord botëror. 19-vjecarja amerika u bë notarja e parë që shënon një kohë poshtë 3 minuta e 57 sekonda. Në përfundim të finales koha e Ledeckyt ishte 3 minuta 56 sekonda 46 të qindat. Medalja e argjendtë shkoi për britaniken Jazz Carlin, ndërsa e bronxta për amerikanën tjetër Leah Smith.Në 100 metra flutur suedezja Sarah Sjostrom nuk pati rivale. 22-vjecarja e fitoi medaljen e artë me rekord të ri botëror 55 sekonda e 48 të qindat, duke përmirësuar pikërisht kohën e saj 55 sekonda e 64 të qindat. Medaljen e argjendtë e fitoi kanadezja Penny Oleksiak, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi amerikania Dana Vollmer.

Adam Peaty u dhuron medaljen e artë Britanisë së madhe në 100 metra bretkosë. 22-vjecari e dominoi garën duke regjistruar kohën 57 sekonda e 13 të qindat, duke e ulur me 42 të qindat rekordin botëror që e kishte shënuar që të shtunën. Pas tij u renditën afrikanojugori Cameron Van der Burgh  dhe amerikani Cody Miller.