Koreja e Veriut tha të martën se me masat e fundit vetëmbrojtjese dërgoi një “pako dhuratë” drejt Shteteteve të Bashkuara, dhe njoftoi se do të ketë edhe më shumë “dhurata” të tilla në të ardhmën.
Ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Han Tae-song, e mbajti këtë fjalim dy ditë pasi Pheniani kishte kryer testin e gjashtë më ambicioz nuklear, raporton Reuters.
“Masat e fundit të vetëmbrojtjes së vendit tim, Republika Popullore Demokratike e Koresë, janë një pako dhuratë dërguar vetëm SHBA-ve,” tha Han në samitin e Gjenevës.
Ambasadori i Koresë së Veriut paralajmëroi se “Shtetet e Bashkuara do të marrin edhe më shumë pako dhuratë nga vendi i tij, për sa kohë që amerikanët do të ushtrojnë provokime të pafalshme dhe përpjekje të vazhdueshme për të ushtruar presion mbi Republikën Popullore Demokratike të Koresë”.
SHBA-të thanë të hënën, se vendet që po zhvillojnë tregti me Korenë e Veriut po ndihmojnë “synimet e rrezikshme bërthamore të vendit”, në një kohë kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së po merr në shqyrtim sanksione të reja të rrepta, ndërsa regjimi i izoluar po planifikon teste të reja raketore, te sheshi.com.
Koreja e Jugut njoftoi se ka biseduar me Uashingtonin për vendosjen e aeroplan-mbajtësve dhe bombarduesve strategjikë në Gadishullin Korean, pasi Koreja e Veriut zhvilloi të dielën testin e gjashtë dhe më vdekjeprurës.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Nikki Haley tha në seancën e Këshillit të Sigurimit se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong “po lutet për luftë” dhe ftoi grupin prej 15 anëtarësh të miratojnë masat më të rrepta për ta ndalur atë.
“Lufta nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara e dëshirojnë. Për momentin nuk duam atë. Por durimi i vendit tonë nuk është i pakufizuar, ne do të mbrojmë aleatët tanë dhe territorin e tyre”, tha Haley.