Aktori Joaquin Phoenix ka folur në lidhje me fjalët që kanë dalë në media, me një vazhdim të filmit Joker. Në një intervistë për The Playlist kohët e fundit me rastin e filmit të tij të ri “C’Mon C’Mon”, aktori i njohur përsëriti se ai është i hapur për t’u kthyer në personazhin e Joker.

Sidoqoftë, kur u pyet nëse thashethemet e fundit se Joker 2 është në proces janë të vërteta, Phoenix pranoi se ai nuk e ka idenë.

“Unë nuk di asgjë. Nga momenti i parë që filluan xhirimet, ne thamë që personazhi është shumë interesant. Ka disa gjëra që mund të bëni me këtë djalë, të cilat mund t’i eksploroni më tej. Por kur do ta bëjmë më në fund? Nuk e di!”, tha Phoenix.

Filmi i Todd Phillips u publikua në vitin 2019 ndërsa mblidhte të gjitha çmimet e rëndësishme nga festivalet kryesore të filmit ndërkombëtar. Ai gjithashtu fitoi 11 nominime për Oscar dhe i dha Phoenix, Aktorin më të Mirë për performancën e tij si Arthur Fleck a.k.a Joker.