E nëse është munduar të paraqesë veten sa më mirë, në fakt ka prishur gjithçka në përpjekje për ta bërë belin të dukej më i vogël dhe për të theksuar harkun e të pasmeve. 

Gjatë të dielës, Britney ka publikuar një foto me bikini buzë pishinës. E ndërsa foto ka marrë shumë pëlqime, rreth 170’000 likes, të shumtë kanë qenë ata që kanë akuzuar 34-vjeçaren për përdorim të photoshopit. 

“Hapësira poshtë kurrizit tënd duhet të jetë gur, jo ujë. Photoshop i keq,” ka shkruar një nga komentuesit nën foton e saj. “Nuk duket e vërtetë. Ajo është e bukur por ka diçka që nuk shkon me bordurën e pishinës,” është shprehur dikush tjetër. Por fansat e saj të shumtë i kanë dalë menjëherë në mbrojtje, duke shpjeguar se hapësira që dukej poshtë kurrizit të saj, nuk ishte ujë por në fakt ishte bordura e pishinës, e cila dukej më e errët si pasojë e hijes së trupit të këngëtares.