Pi kokainë bashkë me një mikeshën e saj, dhe papritmas, duke besuar se mund të fluturonte përshëndeti shoqen dhe fluturoi nga dritarja e katit të dytë.

Ngjarja sa tragjike dhe komike është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Romë.

Protagoniste është një grua 40-vjeçare, që fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Gruaja ra nga 8 metra lartësi, ndërsa pjesa më e madhe e italianëve po ndiqnin ndeshjen finale të kupës së Italisë.

Ndërkohë, ajo që mund ta pësojë më shumë në këtë rast është shoqja e gruas, pasi policia zbarkoi në shtëpinë e saj, ku dhe u konsumua lënda narkotike.