22 qershor 2014 – Një infarkt në plazh në moshën 16 vjeçare. Kështu gjeti vdekjen e papritur Lanna Hamann në plazhin Rocky Point, të Meksikës.
Sipas nënës së viktimës, infarkti iu shkaktua adoleshentes, pasi kishte konsumuar një pije energjike gjatë kohës që ndodhej në plazh.
Për momentin nuk dihet me siguri nëse ka qenë pija energjike ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa trupi i të resë po iu nënshtrohet ekzaminimeve.
Nëna e vajzës i qëndron idesë se vdekja iu shkaktua pikërisht nga pija energjike, pasi sipas saj Lanna-s iu përshpejtuan rrahjet e zemrës, gjë që e çoi drejt infarktit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





