Pianistet Maria Jose Parker dhe Merita Rexha Tërshana, kanë dhuruar emocione të shumta mbrëmjen e djeshme, në natën e parafundit të “Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës”.
Ato janë pritur ngrohtë dhe duartrokitur nga publiku durrsak i pranishëm në Muzeun Arkeologjik, ku prej disa ditësh zhvillohet ky event muzikor.
Drejtorja artistike e festivalit, Nevila Kalaja, teksa përmend pjesë të repertorit që u vunë në skenë, pohon se publiku e do muzikën klasike.
“Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës”, do të ulë siparin më datë 11 korrik me një koncert të duos “Aliada”.
R.O.





