Bamja kultivohet kryesisht në zona tropikale dhe në vende me temperatura të larta. Ajo ka shumë vlera ushqyese dhe përmban 30 kalori, 21 miligramë vitaminë C, 3 gramë fibra dietal, 7.6 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina, 0.1 gramë yndyrë, 80 mikrogramë folat dhe 60 miligramë magnez.

Këta përbërës e bëjnë bamjen një hero të vlerave ushqyese kur është fjala për shëndetin tonë. Efektet e kësaj bime mund t’i fitoni edhe ne qoftë se e konsumoni të zier, të fërguar etj. Ja disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell bamja:

* Forcon imunitetin

* Zvogëlon sasinë e glukozës që absorbohet nga ushqimi

* Zvogëlon nivelet e kolesterolit

* Parandalon sëmundjet në veshkë

* Ndihmon me simptomat e astmës.

Për ta përgatitur pijen nga bamja, fillimisht duhet t’i merrni katër bamje të freskëta, me madhësi mesatare dhe t’ua prini majat. I preni në mes dhe i vendosni në një gotë me ujë. I lini ashtu gjatë tërë natës të zhytura në ujë, ndërsa të nesërmen i shtrydhni në një gotë të re me ujë të freskët dhe pijeni.