16 korrik 2014 – Një gotë në ditë është e këshilluar, por studime të ndryshme kanë treguar se teprimi me pijet është i rrezikshëm. Dobitë e alkoolit, veçanërisht të verës janë të shumta, por për femrën nëse krijohet varësi dhe tejkalohet më shumë se një gotë në ditë ka pasoja të padëshirueshme.

Një studim britanik i Harvard School of Public Health i botuar në revistën shkencore “Plos Medicine”, ka zbuluar se femrat në moshë të mesme që pijnë një gotë alkool çdo ditë, shkojnë drejt pleqërisë në formë më të mirë.

Të dhënat u bazuan mbi 14 mijë femra, të cilave iu dha për të pirë nga 15 deri në 30 gramë alkool çdo ditë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/