Nëse doni të pini diçka pas një dite të lodhshme në punë, ka një vend ku mund të shkoni, por është pak larg.

Shkencëtarët kanë përftuar “super alkoolin”, diçka që shumë prej tyre as nuk ishin të bindur se ekzistonte.

Metanetetroli (C(OH)₄) ose acidi ortokarbonik është një susbstancë që astrokimistët thoshin se ekziston,  sipas simulimeve. Molekula përbëhet nga një atom karboni që lidhet me grupet hidroksile që gjendet te pijet alkoolike si birra dhe vera.

Por nuk ia kërkonit dot baristit të lokalit një “shot” me metanetetrol. Nëse pijet alkoolike në dyqan kanë një molekulë hidroksil, ai ka katër dhe është i paqëndrueshëm.

Kërkuesit e University of Hawaiʻi at Mānoa e krijuan duke riprodhuar zbrazëtinë e ftohtë të hapësirës në laborator.

Ata ngrinë dioksid karboni dhe ujë në temperatura shumë të ftohta në vakuum para se t’i bombardonin me rrezatim me energji të lartë. Kështu, riprodhuan rrezet kozmike të yjeve dhe supernovave duke  rezultuar në një reaksion kimik që është revolucionar në astrokimi.

Shkencëtarët kanë zbuluar rreth 1% të reaksioneve kimike në hapësirë. Ata po përpiqen të kuptojnë edhe sesi mund ta zbulojnë metanetetrolin në natyrë për shkak se ai shpërbëhet shpejt në prani të dritës dhe kjo do të thotë se është shumë i brishtë për të ekzistuar në Tokë.