Pijet e gazuara janë konsideruar gjithmonë të dëmshme për shëndetin e njerëzve, por së fundmi ekspertët e shëndetit po i bëjnë jehonë këtij fakti.

Pijet e gazuara shkaktojnë një sër pasojash si obeziteti dhe sëmundje të tjera. Ato i ’inkurajojnë’ qelizat që të plaken më shpejtë.

Një studimi i fundit, ka vëzhguar ADN-në e konsumuesve të këtyre pijeve dhe e zbuloi një lidhje të fortë mes tyre dhe plakjes së qelizave. Sipas studiimit sa më shumë pije të sheqerosura që të konsumoni, aq më të pakta ishin telomeret.

Telomeret janë skajet mbrojtëse të kromozomeve që i mbrojnë fillesat e ADN-së dhe e nxisin riprodhimin e qelizave. Sa më e shkurtër mbulesa e skajit, qeliza është më pak në gjendje të riprodhohet.