Ndonjëherë prindërit, për të qetësuar ankimet e fëmijëve si pasojë e kufizimeve dhe ndalimeve, bëjnë përjashtime nga rregullat strikte që kanë vendosur. 

Ata i lejojnë fëmijët të konsumojnë ushqime tradicionalisht “të ndaluara”, si ëmbëlsirat dhe pijet joalkoolike.

Megjithatë, një studim i ri paralajmëron kundër konsumit të tepërt të pijeve me kafeinë dhe energjike nga fëmijët e vegjël, duke e lidhur atë me efektet në funksionin e trurit, por edhe me zhvillimin e zakoneve jo të shëndetshme, si përdorimi i alkoolit që në moshë shumë të re.

Studimi korean,i botuar në Substance Use & Misuse, zbuloi, se fëmijët e moshës 9-10 vjeç që konsumonin pije joalkoolike me kafeinë çdo ditë kishin dy herë më shumë gjasa të fillonin të pinin alkool brenda një viti.

I njëjti studim doli gjithashtu në përfundimin se fëmijët që e kanë këtë zakon priren të jenë më impulsivë dhe kanë memorie pune më të dobët.

Më shumë se 2000 fëmijë amerikanë morën pjesë në studim, me studiuesit që morën parasysh faktorë të tillë si historia familjare e përdorimit të drogës dhe niveli i ulët arsimor i prindërve.

Përveç kësaj, u përdorën të dhënat nga Studimi i Zhvillimit Njohës të Trurit të Adoleshentëve (ABCD), studimi më i madh gjatësor në SHBA për zhvillimin dhe shëndetin e trurit të fëmijëve.