Ka disa pije që ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit dhe humbjen e peshës. Nëse po kërkoni të bëni një jetesë të shëndetshme, ndoshta dëshironi të dini ushqimet dhe pijet që vënë në lëvizje metabolizmin. Më poshtë ju tregojmë disa pije të shëndetshme që ju mund t’i përfshini në dietën tuaj ndërsa përpiqeni të humbni peshë:
Pija me mjaltë dhe kanellë
Mjalti është i njohur për vetitë e humbjes së peshës. Kur pini këtë pije me stomak bosh, do të ndihmoni përshpejtimin e metabolizmit të trupit, i cili është shumë i rëndësishëm për të humbur peshë. Kanella është një tjetër përbërës i njohur për djegien e yndyrave të tepërta.
Si ta përgatisni: Merrni pluhurin e kanellës në një gotë dhe shtoni mjaltë. Hidhini pak ujë të ngrohtë. Përziejini deri sa mjalti të shkrihet. Konsumojeni pijen me stomakun bosh në mëngjes.
Çaj jeshil dhe shafran indie
Ky çaj detoksifikues është i njohur për humbjen e peshës dhe duke pirë këtë çaj do të bëjë që ju të merrni antioksidantë të mjaftueshëm për gjithë ditën. Kjo mund t’ju ndihmojë të humbni peshë duke rritur metabolizmin tuaj dhe duke larguar yndyrat e tepërta
Përgatitja: Zieni çajin jeshil në ujë për 5 minuta. Fikeni flakën dhe lëreni çajin të ftohet. Hidhini pak shafran indie dhe përziejeni mirë. Mund t’i shtoni kanellë pluhur ose shkopinj, për më shumë shije.
Çaj jeshil dhe kanellë
Kjo pije jo vetëm është e dobishme për çrregullimet e tretjes dhe stomakut por edhe përmirëson tretjen duke rritur aftësinë e trupit për të absorbuar lëndët ushqyese nga ushqimet. Gjithashtu kjo pije përmirëson shëndetin e zemrës pasi ul kolesterolin.
Përgatitja: Hidhni çajin dhe një shkop kanelle për 5 minuta në ujë të nxehtë, shtoni lëng limoni të freskët dhe mjaltë. Më pas përziejini dhe pijeni pasi të ftohet.
Ujë me kastravec dhe mente
Kjo pije mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, djegien e yndyrës dhe parandalimin e mbajtjes së lëngjeve në trup. Kjo pije mund t’ju ndihmojë edhe të mbani peshën e trupit tuaj. Kastravecat kanë përmbajtje të lartë të ujit dhe mund të ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi. Kastravecat janë gjithashtu të pasur me fibra, të cilat ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit.
Përgatitja: Në një kavanoz shtoni 1 kastravec me madhësi të mesme. Pastaj shtoni 1 limon të freskët në feta. Hidhini një lugë gjelle menteje dhe ¼ lugë çaji pluhur xhinxheri. Shtojini të paktën dy litra ujë të filtruar dhe tundeni mirë. Vendoseni kavanozin në frigorifer. Kur zgjoheni në mëngjes pijeni këtë lëng esëll.
Smoothie me çaj jeshil
Kjo pije zakonisht bëhet gjatë verës. Ka shumë përfitime shëndetësore dhe është një mënyrë e mirë për të përfshirë çajin e gjelbër në dietën tuaj.
Përgatitja: Hidhni pak qumësht dhe kos në një blender. Hidhi pluhurin e çajit jeshil, mund të shtoni banane dhe ëmbëlsues. Nëse nuk e keni çajin jeshil si pluhur mund ta zieni dhe të shtoni lëngun e ftohur. Përziejeni dhe pijeni të ftohtë
Ananas dhe çaj jeshil
Kjo pije përveçse do t’ju ndihmojë të plotësoni dëshirat tuaja për ushqimin por edhe të humbni peshë në të njëjtën kohë. Ananasi ka pak kalori dhe kjo mund t’ju bëjë të qëndroni energjik gjatë ditës. Shtimi i uthullës të mollës në pije mund të ndihmojë në balancimin e baktereve të zorrëve. Kjo pije gjithashtu përshpejton humbjen e peshës dhe ndihmon në përmirësimin e metabolizmit.
Përgatitja: Merrni gjysmën e një filxhani me lëng ananasi dhe gjysmë filxhan çaj jeshil të ngrohtë. Shto në të 1 lugë uthull molle dhe përziejeni. Konsumojeni të ngrohtë.
Uji i kokosit
Uji i kokosit është një pije e mrekullueshme që do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar dhe kjo është një pije e shëndetshme për sa kohë që është e pastër dhe jo e ëmbël. Uji i kokosit ka përfitime të shumta shëndetësore dhe është i mbushur me minerale, vitamina dhe antioksidantë. Është një burim i mirë i magnezit që ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë së insulinës dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Pirja e ujit të kokosit gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve të veshkave. Gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit.
Përgatitja: Uji i kokosit duhet të konsumohet direkt nga shoshja ose direkt nga kokosi i gjelbër.
Pije me aloe vera
Lëngu i aloe veras mund të ndihmojë në problemet e stomakut. Vetitë anti-inflamatore të këtij lëngu ndihmojnë në uljen e inflamacionit gastrointestinal. Pirja e këtij lëngu do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar. Ky lëng është i mbushur me ushqyes që do të ndihmojnë në rritjen e punës së organeve. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve të lëkurës si dermatiti dhe psoriasis.
Ju mund të blini lëng Aloe Vera në internet ose në dyqane. Megjithatë, kontrolloni cilësinë e produktit para se ta merrni atë. Kërkoni për lëng të pastër, organik dhe 100% aloe.