Larmia e produkteve në treg bën që ditët e sotme qytetarët të kenë mundësinë që të zgjedhin më të mirat, me cilësoret e mbi të gjitha më të sigurtat.
Por sa të sigurta janë produktet që gjenden nëpër dyqane e supermarkete?
Vetëm një javë më parë, një kamera e fshehtë e emisionit “STOP” pasqyroi mënyrën sesi firma “Osumi food”, prodhonte produkte ushqimore në një ambient me kushte të mjerueshme higjeno-sanitare.
Por një tjetër kamera e “STOP” e thellon edhe më shumë këtë skandal, pasi siguria mungon edhe në pijet që konsumojmë. Që nga vaji i ullirit, e deri tek pijet alkoolike.
Këtë herë, në rrjetën e kamerave të fshehta të emisionit ka rënë firma e pijeve “Briland Shkodër”.
Një qytetar i interesuar i drejtohet magazinave të firmës në qytetin e Shkodrës dhe pronari i saj i premton të “prodhojë” çfarëdo lloj cilësie që t’i kërkohet dhe me kosto të ulët.
Pasi bëjnë pazaret, pronari i kërkon qytetarit që të shprehet se produktet ia sjell një shok me makinë nga Italia.
***
Qytetari – Te ekonomisti më thanë me prit.
Ekonomisti – Po, hajde!
Qytetari– Këtu, si po ju shkojnë punët?
Ekonomisti – Mirë more, mirë unë punoj këtu, jam angazhuar. Xhavidi është pronari i firmës, unë jam ekonomisti.
Qytetari – Ju merreni me ambalazhimin e të gjitha produkteve apo keni vetëm produktet tuja?
Ekonomisti – Po prodhojmë… pije freskuese zakonisht.
Qytetari – Po përshembull për këtë B52.
Ekonomisti – E ka prodhuar.
Qytetari – E ambalazhoni këtu ju?
Ekonomisti – Po!
Qytetari – Sa produkte keni?
Ekonomisti– Sa të duash, 30 produkte. Alkoolike… dhe pijet alkolike. Të gjitha. Verërat të gjitha llojet.
Qytetari – Freskueset i paskeni gati të gjitha. Nejse, ti e di më mirë tashi. Krahasimi me tregun dhe krahasimi me atë, që në qoftë se unë du me marrë këtu, cilësinë e vendosim ne, të flasim tamam tashi. Drejtpërdrejt, cilësinë e vendosim në bazë të çmimit, me dashtë.
Ekonomisti – Po!
Qytetari – Me një fjalë, unë e dua këtë produkt, po themi B52, në qoftë se është 40 lekë të vjetra në treg, unë me dashtë me e porosit me 25 lekë të vjetra, bohet kjo gjë? Ndrysho cilësinë, flas.
Ekonomisti – Me urdhër të Xhavitit, po!
Takim me pronarin, Xhavitin.
Xhaviti – Si kaluat?
Qytetari – Si je?
Xhaviti – A jeni mirë?
Qytetari – Mirë!
Xhaviti – Ke ndonjë makinë?
Qytetari – Kam një furgon. Une ia mora një broshurë, ia mora për kuriozitet.
Xhaviti – Me pak shpenzime, ju bo punë….Porosia në magazinë.
Qytetari – Unë desha me marrë pak nga të gjitha. Tashi dëgjo: B52, coca – cola, freskuese, kanace. Ca të kesh pije alkoolike, konjak, fërnet, verë…, me një fjalë, m’i bëj nga dy mostra. Të gjitha këto, i ambalazhoni këtu ju?
X – Po, tana i bëjmë.
Qytetari – Janë produktet tuaja? B52 me çfarë çmimi e keni pas ju? Nejse, po e diskutoja edhe me atë.
Qytetari – Kjo? Vaj ulliri? Ça vaji është?
X – Kjo është..
Qytetari – Shampanjë.Nja katër shishe konjak, katër shishe fërnet. Po këto me whiskey p.sh?
X – Unë marr kështu, të hapun whiskey ose vodka të hapur. Jo në shishe.
Qytetari – Si mund me e marrë? Me e marrë me 5 litroshe…, 10 litroshe.
X – Po!
Qytetari – E keni ju këtë?
X – Po! Ke whiskey, xhin edhe vodka. I çoj kështu në lokale të tjera, se këto ecin më shumë në diskot sepse në lokale përdorin më shumë konjak e raki. Tek diskot, p.sh të tëra të hapura i marrin si xhin, vodka…
Qytetari – I marrin 5 litroshe?
X – Po, fiks!
Qytetari – Si e keni paketimin ju?
Punonjësi– E bëjmë kështu në bidon 5 litërsh. Si e me dasht, o në 2 litërsh, 3 litërsh…
Qytetari – M’i bëj nga dy litra të gjitha!
Magazinieri – Dy biter, dy cola kështu…, një cola të vogël, një uthull një litërshe, dy majonezë, dy vaj tre litërshe, 2 vaj 0.5, 2 vaj një-litërsh. Ke katër konjak 0,75 % ,ke dy fërneta gjysëm kilëshe, dy ponca gjysëm kilëshe, dy konjak 0,75 % . Ke dy shardone 0.75, dy vera kabërnet 0.75, Dy vranac 0.75, edhe dy spumante 0.75, dhe një uzo 0.5. Ky është malli.
Qytetari – Po atë whiskey-n?
Magazineri – Ke xhin 1.5 (litra), ke vodka 1.5 litra, ke edhe whiskey 1.5 litra.
Qytetari – Këto janë produkte, që ju i prodhoni?
Magazineri – I prodhojmë vetë.
Qytetari– Ok! Ma jep edhe faturën.
Magazineri– Fatura është dyqind ose njëzet mijë e dyqind e tridhjetë lekë.
Qytetari– Kaloji edhe një herë, të lutem!
Magazineri – Ok!
Qytetari – Në rregull je?
Magazineri – Po!
Pronari – N.q.s, thua, që e ke bërë këtu në Shqipëri…
Qytetari – Mbaroi filmi.
Pronari – S’je në gjendje me marrë tek unë.
Pronari – M’i bjen një shok nga Italia…, m’i bjen nga 20 litra, 30 litra, është një shofer, që m’i bjen n.q.s, ke mundësi.
Qytetari – Ju intereson ajo pjesë.
Pronari – Fiks me pullë, pa pullë, si t’i duash ti. Mua më ke të gatshëm me punu, si të duash ti. Më kupton?/tvklan.al