Të enjten e 21 dhjetorit do të zhvillohet seanca e radhës plenare, e cila do të fillojë në orën 10:00.
Në këtë seancë pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.
Kujtojmë që ditën e djeshme (18 dhjetor) Këshilli i Mandatave miratoi me 6 vota pro kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të Berishës.
Me votat e PS u bashkua edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë Klotilda Bushka u caktua relatore, e cila do të hartojë raportin që do ti dorëzohet seancës plenare.