– Eri Lamçja ulet për të lidhur këpucët jashtë vijave anësore dhe një nga topat e kthyer nga fëmijët e ka goditur atë. Kjo gjë ka shkaktuar humor dhe të qeshura te tifozët e pranishëm në stadium.
– Në fillimin e ndeshjes, ai përshëndeti shokët e skuadrës dhe mori duartrokitje nga tifozët e pranishëm në stadium.
– Andi Ribaj nuk e ka pritur mirë zëvendësimin dhe ka ndaluar përreth një minutë me Maganin, i cili i ka shpjeguar pse e largoi nga fusha.
– Në përfundimin e pjesës së parë, presidenti i Teutës dhe miqtë e tij kanë pirë kafe në ambientet e stadiumit në prezencën e Hasan Likës.
– Duke parë lojën e ekipit, tifozët e Teutës vendosën të largoheshin nga stadiumi përpara se të akordoheshin minutat shtesë. E kuptuan që ekipi i tyre nuk kishte shumë shanse për ta arritur këtë gjë.
– Hito Hitaj, ish-trajneri legjendar i Luftëtarit që prej dy vitesh drejton akademinë e klubit Teuta, deklaroi para ndeshjes se dëshironte një fitore të durrsakëve në këtë takim, edhe pse pranoi që ekipi gjirokastrit është në zemrën e tij. Pas ndeshjes, ish-mbrojtësi Luan Pinari e ngacmoi Hitajn, duke i thënë: “Më duket se skemat e Maganit ua ke thënë gjirokastritëve”.