Takimi i djeshëm kishte jo pak tension për të dyja skuadrat. Ja momentet pikante gjatë takimit:

* Duke ditur rëndësinë e takimit, tifozët e Teutës ishin të shumtë në shkallët e stadiumit në pjesën e tribunës qendrore, teksa nuk munguan as mbështetësit nga kryeqyteti për Kamzën. Ultrasit kamzalinj ishin superiorë në krahasim me “Djemtë e Detit”, që ishin pasiv.

* Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, e ndoqi ndeshjen me presidentin e Besës, Nexhat Bixhdilin dhe drejtues të klubit durrsak. Ndërkohë, Qarri ishte i ulur në pjesën ballore të tribunës.

* Mbrojtësi i Partizanit, Blerim Kotobelli, ishte prezent në stadium për të mbështetur bregdetarët në këtë takim.

* Begeja ndërron fanellën pas 6 minutash lojë, ndoshta ishte djersitur pa filluar mirë takimi.

* Që në fillim, Ahmataj tregohet shumë energjik, ndërsa u kërkon lojtarëve të mos i lënë hapësira durrsakëve.

* Begeja irritohet në çdo moment kur skuadra e tij humbet topin, madje është gati të futet në fushë.

* Biturku dhe Kapllani irritohen me arbitrin Alla dhe kontestojnë ashpër pas një faulli të paakorduar në favor të durrsakëve.

* Pas golit të shënuar nga Alhasan, trajneri Begeja shpërthen duke festuar si i çmendur. Madje, edhe golat që ka shënuar vetë nuk i ka festuar në këtë mënyrë…

* Tifozët e Kamzës gjatë gjithë kohës janë kundër çdo vendimi të kryesorit Alla, ndërsa nuk mungojnë sharjet në kor drejtuar gjyqtarit: (Alla, Alla të q*** r***) * Trajneri Ahmajtaj i bërtet mesfushorit Mehmeti: “O Xhuljo, o legen! Pse i shkon aty kundërshtarit?!”.

* Qarri dhe Mziu shpërthejnë në festë pas golit të Filit, me kryebashkiakun që nuk përmbahet. * Pak minuta para fundit, presidenti Edmond Hasanbelliu largohet nga stadiumi kur Teuta ishte në disavantazh.