Përdorimi i shenjave të pikësimit është një detyrë e cila mësohet që në shkollën fillore. Por në kohën e sotme gjerat kanë ndryshuar. Një studim i bërë kohët e fundit, rezultatet ishin surprizuese.
Studimi i Binghamton University di New York me 126 studentë, para pak kohësh, u dha atyre të lexonin 16 lloje mesazhesh të ndryshme. Pyetja fillestare ishte “Ke qejf të dalim?” dhe përshtypja që linin përgjigjet me një fjalë të vetme ndryshonte shumë. Kur ato ishin me pikë në fund “Mirë.” Perceptoheshin shumë ndryshe sesa një “Ok” i thjeshtë.
Studiuesit mendojnë se pikësimi luan një rol të rëndësishëm, por që kur është subjekt i ndërmjetësisë së kompjuterit, celularit etj., rregullat e tij, duket sikur kanë ndryshuar. “Kur dërgohen mesazhe automatike bëhet pa disa shenja, që përdoren gjatë bisedës ballë për ballë. Kur flet me dikë, përcillen informacione të tjera, përmes syve, shprehisë, tonit të zërit, pauzave etj. Sigurisht, njerëzit nuk mund të përdorin të gjitha këto mekanizma, kur dërgojnë një mesazh. Kështu që përdorin çfarë mundin: emocion, ose, në këtë rast pikësimin e “saktë”, ta quajmë”, thotë studiuesja Celia Klin.
Studimi del me përfundimin se, , pikësimi i “saktë” është ai më spontani, larg akullit të pikës.