Një tjetër pikë shtohet në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak Durrës i cili pritet të mblidhet sot jashtë radhe.
Bëhet fjalë për:
“Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit: Për miratimin e listës së dytë të 22 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.”
Për shkak të pandemisë, mbledhja do të zhvillohet përmes mjeteve të komunikimit elektronik për të miratuar në total 4 pika.





