Nga Myzejen Konduri
Sot ndjej një dhimbje të madhe, për humbjen e jetës së 41-vjeçares dhe bërtas…
Gruaja, Nëna, Bashkëshortja, Vajza, duhet të mos tregohen të brishta …Duhet ti fshijnë lotët …Mos të mbyten në brengat e ditëve, po të shohin Dritën e Jetës e ta ndjekin atë.
Të bashkojmë zërin për pangopsinë e së keqes së kësaj kohë në familje e rrjetet sociale.
Ti buzëqeshim së Nesërmes që duam Ne Gratë, për Vete, Fëmijët, Familjen, Punën dhe të Ardhmen.
Sic thotë dhe Shkrimtari i Shquar Durrsak në romanin e tij te ri “Asnjeri nuk ka pse ta lë peng tërë Jetën e Tij te dikush tjetër”
Deri tani, informacionet rreth ngjarjes tragjike mbeten për tu qartësuar, por është fakt i pamohueshëm se Vetvrasia e 41 vjecares, është Dëshmi e Injorancës, Shpërfilljes e Ligësisë që trondit Jetën e Njeriut e Familjen.
Bashkoj Revoltën time dhe në emer të Komunitetit të Grave & Vajzave të Qarkut të Durrësit, që të mos të lejojmë Injorancën që Rezonon jo vetëm në mundësitë që i kanë dhenë Rrjetet Sociale, por aq dhe Shpërfillja që len për të dëshiruar jo rrallë nga Institucionet përgjegjëse. E them këtë se krahas Profesionalizmit, duhet më shumë Ndjeshmëri Njerëzore.
Unë ngulmoj që të ruajmë Traditat më të vyera që ka Familja Shqiptare.
Krahas pikellimit per Tragjiken e ngjarjes ne Vadardhe te Durresit, sebashku te forcojm Mbeshtejen e Vlersimin e Gruas , duke mos lejuar te vyshket Shpresa qe jo rralle burgoset ne 4 muret e shtepise.A mund tia kthejmë ne Vitet e Jetes kësaj Gruaje, që kishte ngecur në Kthetrrat e së Keqes ?!
Gruaja eshte Fuqia e Jetes .Jane me te bukurat ne Peisazhin e Jetes.
Eshte kriminale te vrasesh enderrat e saj.
A duhet te vazhdojme te lejojme qe injoranca e rrjetet sociale te trondisin Jeten e saj, te Familjes?
Si mund ta mbysim ne erresiren e tmerrit, jetën e nje Gruaje qe është Porta Engjëllore e Dashurisë dhe e vazhdimësise. Për Gruan, Nenen, Bashkeshorten, Motren, duhet të zgjedhim fjalët, jo ta godasim, ta njollosim.
Mos të lejojmë më, të lëndojmë Shpirtin e bukur të Tyre! Mos të lejojmë më të plagosen Zemrat e Tyre!
Mos të lejojmë më të Marret dhe Marrinat e kësaj kohe, të shuajnë Jetë!