Nga Myzejen Konduri

Sot ndjej një dhimbje të madhe, për humbjen e jetës së  41-vjeçares dhe bërtas… 

Gruaja, Nëna, Bashkëshortja, Vajza, duhet të mos  tregohen të brishta …Duhet ti fshijnë lotët …Mos të mbyten në brengat e ditëve, po të shohin Dritën e Jetës e ta ndjekin atë. 

Të bashkojmë zërin për pangopsinë e së keqes së kësaj kohë në familje e rrjetet sociale. 

Ti buzëqeshim së Nesërmes që duam Ne Gratë, për Vete, Fëmijët, Familjen, Punën dhe të Ardhmen. 

Sic thotë dhe Shkrimtari i Shquar Durrsak në romanin e tij te ri “Asnjeri nuk ka pse ta lë peng tërë Jetën e Tij te dikush tjetër” 

Deri tani, informacionet rreth ngjarjes tragjike mbeten për tu qartësuar, por është fakt i pamohueshëm se Vetvrasia e 41 vjecares, është Dëshmi e Injorancës, Shpërfilljes e Ligësisë që trondit Jetën e Njeriut e Familjen. 

Bashkoj Revoltën time dhe në emer të Komunitetit të Grave & Vajzave të Qarkut të Durrësit, që të mos të lejojmë Injorancën që Rezonon jo vetëm në mundësitë që i kanë dhenë Rrjetet Sociale,  por aq dhe Shpërfillja që len për të dëshiruar jo rrallë nga Institucionet përgjegjëse. E them këtë se krahas Profesionalizmit, duhet më shumë Ndjeshmëri Njerëzore. 

Unë ngulmoj që të ruajmë Traditat më të vyera që ka Familja Shqiptare. 

Krahas pikellimit per Tragjiken e ngjarjes ne Vadardhe te Durresit, sebashku te forcojm Mbeshtejen e Vlersimin e Gruas , duke mos lejuar te vyshket Shpresa qe jo rralle burgoset ne 4 muret e shtepise.A mund tia kthejmë ne Vitet e Jetes kësaj Gruaje, që kishte ngecur në Kthetrrat e së Keqes ?! 

Gruaja eshte Fuqia e Jetes .Jane me te bukurat ne Peisazhin e Jetes. 

Eshte kriminale te vrasesh enderrat e saj. 

A duhet te vazhdojme te lejojme qe injoranca e rrjetet sociale te trondisin Jeten e saj, te Familjes? 

Si mund ta mbysim ne erresiren e tmerrit, jetën e nje Gruaje qe është Porta Engjëllore e Dashurisë dhe e vazhdimësise. Për Gruan, Nenen, Bashkeshorten, Motren, duhet të zgjedhim fjalët, jo ta godasim, ta njollosim. 

Mos të lejojmë më, të lëndojmë Shpirtin e bukur të Tyre! Mos të lejojmë më të plagosen Zemrat e Tyre! 

Mos të lejojmë më të Marret dhe Marrinat e kësaj kohe, të shuajnë Jetë!