Liqeni i Bovillës, i gjendur 14 km larg Tiranës është kthyer në një atraksion turistik për shumë vizitorë shqiptarë e të huaj të apasionuar pas natyrës. Liqeni i Bovillës është ujëmbledhësi më i madh i rrethit të Tiranës. Liqeni rrethohet nga një kurorë malesh, si malet e Brarit dhe ai i Gamtit.
Por për të shkuar në pikën më të lartë që të shijosh bukuritë natyrore, duhet të paguash një tarifë 1 euro personi. Kjo për arsye sepse ka dalë “pronari” i malit. Në redaksinë e ‘Fiks Fare’ mbërrijnë disa kupona që lëshon 1 biznes aty si taksë hyrëse në zonën e mbrojtur të Bovillës.
Menjëherë pas ankesës së qytetarëve Fiksi niset drejt Bovillës dhe shohin se në mes të rrugës , qëndron një makinë e parkuar dhe një zotëri u merr të gjithë personave që duan të ngjiten në majë 1 euro ose 100 lekë për person. Pranë makinës është një tabel në të cilën shkruhet “Përdorimi i shkallëve të ballkonit kushton 1 Euro”.
‘Fiks Fare’ filmon të gjithë procedurën e dhënies së kuponit tatimor nga punonjësi i cili e jepte si taks hyrëse për të gjithë turistat apo vendasit që duan të ngjiten lart në majë të shijojnë bukurinë. Edhe gazetarët e Fiksit ndoqën të njëjtën rrugë. Pasi morën kuponin tatimor verifikojnë numrin e niptit që gjendet në biletë. Pas kontrollit në QKB na del që Nipti L71726003L nuk ka licencë aktive.
“Fiks Fare” interviston punonjësin dhe ai shprehet se: “Nuk kam dijeni, unë jam thjesht një punëtorë, pyesni pronarin, këtu kanë ardhur dhe të tatimeve..”
Pas disa minutash në vend vjen edhe pronari i biznesit, Bujar Hyseni .Ai përpara kameras së ‘Fiks Fare’ shprehet se ky vend është në Zonë të Mbrojtur dhe ai ka marrë leje nga ministria për të ushtruar biznes.
Pronari u paraqet gazetarëve të Fiksit dhe ekstratin e regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar” ku thuhet se afati i emërimit të tij si administrator ka përfunduar. Në këtë ekstrakt lexohet se leja ka filluar nga data 15/02/2019 deri më 15/02/2024, pra afati ka skaduar. Z.Bujar i vënë para këtij fakti shfaqet i habitur para gazetarëve të Fiksit duke pohuar se nuk e kishte dijeni që i ka skaduar afati.