Artisti Bledar Çakalli ka shndërruar hyrjen e kryqëzimit të Fushë- Krujës me murale patriotike të 3 figurave të shquara të historisë së kombit tonë Azem e Shote Galicës dhe Beg Rizajt.
Artisti 30-vjeçar njihet për veprat e tij patriotike, ndër to janë dhe krijimet në mbikalimin e Urës së Dajlanit, ku realizoi shumë personalitete si Skënderbeun, mbretëreshën Teutë, mbretin Pirro etj.
Artisti po planifikon të tjera murale në Rrugën e Kombit.