Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur t’ia urojë mirëmëngjesin pasardhësit të tij në këtë post Edi Ramës në një mënyrë të veçantë.
Një foto montazh e publikuar në faqen e tij nga Sali Berisha, duket se i është adresuar pikërisht kryeministrit Rama, por dhe një deputeteje të PS-së, Elisa Spiropalit. Referuar edhe në një deklarate të saj se Shqipërinë që ideoi Skënderbeu po e vazhdon ta bëjë realitet Edi Rama, Berisha jep edhe një mesazh ironik për deputeten.
“Është Shqipëria që ideoi ky burri këtu, Skënderbeu (tregon me gisht nga statuja e Skënderbeut), është sipëria evropiane dhe vetëm evropiane. Ka vetëm një njeri dhe vetëm një forcë politike që mund ta bëjë këtë ëndërr realitet, është Edi Rama”, tha Spiropali në një nga mitingjet elektorale gjatë fushatës.
“Nje miremengjes nga piktori dixhital per Skender-buçin e Spiropalit! Sb”,– shkruan Berisha në postimin e tij.





