29 prill 2015 – Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës nuk ndahet dot nga gratë. Me vite punë si mjek gjinekolog e drejtor i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, gati çdo dy ditë, Halim Kosova është në takim me gratë.

“Ashtu sikundër gjatë gjithë jetës sime përbri suksesit tim u kam pasur ju, gra dhe vajza, në sektorin që kam punuar, pse jo të mos e vazhdoj këtë eksperiencë të mirë edhe nesër në bashki që t’u kem ju përkrah për të drejtuar sektorë që kanë shumë nevojë edhe për zemërgjerësinë, dashurinë, njerzillëkun”, tha Kosova në një takim të zhvillua me një grup vajzash e grash nga Tirana. Njëra prej tyre madje i pohoi mjekut se i kishte borxh jetën. “Kam pasur një lindje të vështirë. Ju keni qenë prezent dhe më shpëtuar jetën. Ua kam borxh atë, kështu që vota ime gjithmonë është për ju”, tha gruaja, me profesion piktore.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”