Nga Gëzim KABASHI
Piktorja kavajase Inxhiriana Roli erdhi përsëri për artdashësit nëpërmjet dhjetra tablove të saj, tëcilat u paraqitën në pallatin e Kulturës “Mustafa Krantja”.
Piktorja e njohur ishte paraqitur më parë në tre ekspozita personale, ndërsa ndërroi jetë para dy vjetësh, pas një sëmundjeje të rëndë.
Ekspozita e katërt, e titulluar “Inxhiriana me ju” u hap sot paradite nën kujdesin e klubit artistik “Harmonium”, familjarëve dhe Departamentit tëkulturës në bashkinë e qytetit.
Babë e bijë, Nazmi dhe Dirista Roli i përshëndetën të pranishmit bashkëqytetarë, sidhe nga Durrësi e Tirana, ndërsa botuesja Vasilika Tafa risolli disa fragmente nga libri “Valse jete” mbi jetën njerëzore dhe profesionale tëbashkëshortëve artistë, që u publikua disa muaj më parë.
Kuratori Stefanaq Sotja tha se pjesën më tëmadhe të ekspozitës “Inxhiriana me ju” e zenëgrafikat dhe ilustrimet, ndërsa bien në sy 15 kompozime dhe portrete në teknikën vaj.
Inxhiriana, nënë e tre fëmijëve punoi për vite me radhë si modeliste në fabrikën e qelqit, në qytetin e saj, ndërsa e ndoqi pa ndërprerje pasionin e arteve figurative.
Katër herë e paraqiti krijimtarinë e saj në tablotë e po aq ekspozitave personale, ndërsa morri pjesë në tetë ekspozita kolektive së bashku me piktorë të tjerë jo vetëm nga Kavaja.
Veprat e saj fituan veçanërisht admirimin e grave dhe vajzave për temat e guximshme të trajtuara.
Inxhiriana ka regjistruar në arkivën e saj artistike 35 libra, të cilët mbajnë firmën e ilustrimeve të saj.
Gati gjysma e tyre janë bashkëpunime në botimet e bashkëshortit Nazmi Roli, shkrimtar dhe poet mjaft prodhimtar.


