Policia ka ndaluar sot 4 të rinj, për shkak të një vizatimi në murin e një hyrjeje pallati në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.
Në grafitin bardhezi paraqiten Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta duke mbajtur në duar nga një “Kallashnikov”, ndërsa mbi ta shkruhet “21 janar ka përditë”.
Klodi Leka, Stavro Çina, Isa Myzyraj dhe Albina Ruko ndodhen në mjediset e komisariatit numër 3.