NEW YORK, 12 shkurt 2013– "Të vdekurit në Siri janë duke arritur kuotën e 70.000 viktimave". E ka bërë të ditur këtë fakt komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, i cili mori pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.
"Ka një gjë që Këshilli i Sigurimit mund ta bëjë menjëherë – ka shtuar Pillay – ta denoncojë Sirinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare", bën të ditur Ansa.