Durrës, 10 maj 2014 – Piloti i avionit të drogës të ulur në Divjakë, Giorgio Riformati, 56 vjeç ka marrë leje nga autoritetet shqiptare duke pasur një thes me probleme me ligjin në Itali.

Ai në vitin 2009 pati telashe me ligjin italian, sepse kishte ngritur një shkollë aviacioni falso, për të mashtruar persona të ndryshëm, që kishin pasion fluturimin. Për të realizuar mashtrimet e veta Riformati, kishte krijuar dy firma: “ Yacht Fly Company” si edhe “ Fox Jet Airlines SRL”.

Aktualisht, i dyshuari si trafikant droge, Riformati ka një kompani të quajtur: “Yachting Difusione SAS” me adresë italiane:

Piazza San Leonardo 1
Verbania, Vb, 28922 Italy
null

Giorgi Riformati, kurrë nuk është pajisur me COA(Certificato di operatore aereo) siç e kërkon ligji italian. Emisioni investigative italian “Striscia la notizia” e ka pasur personazh të vetin Giorgio Riformati-n. Gjithsesi, autoritetet shqiptare i  kanë dhënë leje të fluturojë nëpër hapësirën ajrore shqiptare, madje edhe të ulet në tokën shqiptare!

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/