Një pilot japonez u arrestua në aeroportin e Heathrow, aeroportin më të madh të Britanisë së Madhe, sepse rezultoi i dehur.
Katsutoshi Jitsukawa, 42 vjeç, pilot i "Japan Airlines" u arrestua më 28 tetor pasi testi i alkolit tregoi se kishte 189 mg alkool për 100ml gjak në organizëm nga 20 mg që parashikon ligji. Jitsukawa u arrestua dhe do të dënohet në Gjykatën e Koronave Isleworth më 29 nëntor.
Televizioni japonez NHK njoftoi se kishte qenë shoferi i autobusit që transportonte ekuipazhin ai që kishte pikasur pilotin e dehur që duhej të fluturonte për në Japoni me JAL JL44. Ndaj Boeing 777 u ngrit pas një vonese prej 69 minutash.
Kompania JAL kërkoi publikisht falje duke theksuar se “siguria mbetet përparësia jonë më e madhe”.





