E kishit menduar ndonjëherë se një avion mund të përplasej në tokë në këtë pozicion? Sigurisht që jo, por ja që ka ndodhur.

Dhe ç'është më e çuditshmja, piloti, një 52-vjeçar së bashku me vajzën e tij, ia kanë hedhur vetëm me disa gërvishje të vogla.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Haselau në veri të Gjermanisë.

Ai tha se ishte detyruar të bënte ulje emergjente si pasojë e disa problemeve teknike.