Tashmë gjithçka është zyrtare.
Gjykata e BE-së anuloi sanksionet e miratuara nga Bashkimi Evropian pas agresionit rus kundër Ukrainës kundër Nikita Mazepin, po ashtu edhe ndaj babait të tij, Dmitry Mazepin, një sipërmarrës i shquar aktiv, në sektorët ekonomikë që përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për qeveria ruse.
Sipas Këshillit, Dmitry Mazepin ishte sponsori kryesor i aktiviteteve të djalit të tij si shofer garash në ekipin “Haas Formula 1” përmes kompanive me të cilat ai është i lidhur, teksa për gjyqtarët e Luksemburgut, provat e paraqitura nga “të pandehurit” kanë qenë të mjaftueshme, për të vërtetuar diçka të tillë.
Lidhja midis Nikita Mazepin dhe babait të tij nuk tregon se kanë interesa të përbashkëta ekonomike, teksa lidhur me sponsorizimin e pretenduar të Nikita Mazepin nga babai i tij, Gjykata vëren se që nga marsi 2022, ai nuk është më pjesë e Formula 1, pasi ishte pezulluar.