SHBA, 1 gusht 2014 – Pilotja 30-vjeçare nga Kosova, Valdete Mehanja, muajin e kaluar ka fituar garën e përvitshme ajrore “Air Classic Race”.

Në këtë garë për gratë pilote, e cila ka filluar të organizohet që nga viti 1929, kanë marrë pjesë 50 ekipe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Valdete Mehanja, shtetase e Kosovës dhe bashkëpilotja Nancy Snyder, përfaqësuan kolegjin e aeronautikës Embry-Riddle në Florida, në të cilin Mehanja punon si instruktore.

Në të ardhmen, pilotja kosovare dëshiron të kthehet në vendlindjen e saj për t’i trajnuar të rinjtë në fushën e aviacionit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/