Pasi Eneda Tarifa u shpall fituese e Festivalit të fundvitit në RTSH, ka reaguar një prej përfaqësuesve të Aleancës së LGBT. Pinderi kujton faktin që Eneda Tarifa është shprehur kundër komunitetit LGBT, ai madje e quan këngëtaren homofobe, duke shprehur njëherazi habinë dhe pakënaqësinë që ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një kompeticion ndërkombëtar, ku fituesi i dy viteve më parë ishte një transgender.
“Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual te këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë. “Përrallë” titullohet kënga baladë që fitoi edicionin e 54-të të Festivalit të Këngës në RTSH, e votuar nga një juri mikse vendase. Dy pretendente kryesore, Flaka Krelani dhe Besa Krasniqi nuk mundën të arrinin as në vendin e dytë (Krelani fitoi çmimin e tretë). Festivali Europian ku Eneda do të përfaqësojë Shqipërinë nuk është edhe aq shumë i respektuar nga ajo. Një vit më parë, kur u fitua nga Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: “Ky na qenka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?” Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte madje si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se ‘Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet ne grupime të përkatësisë seksuale’, shkruan Pinderi.
Kristi Pinderi me te dashurin gjate nje video per LGBT





