Teuta në ping pong për meshkuj u shpall kampione e Shqipërisë, në kampionatin kombëtar zhvilluar në fundjavë në Burrel.
Ekipi i Teutës, i drejtuar nga trajneri Dritan Laska, mori pjesë me 5 sportist: Aron Koni, Viron Mahmutaj, Franko Laska, Argi Gjeci dhe Erjon Dautaj.
Teuta shkëlqeu duke u shpallur ekipi më i mirë në fund të kompeticionit.
“Ishte një paraqitje shumë e mirë nga ekipi, sigurisht unë jam kërkues dhe gjithmonë pres më tepër, por jam i kënaqur nga çunat”, tha trajneri Dritan Laska.
Edhe tek femrat, Teuta doli ekipi më i mirë, duke fituar titullin kampion.
Ky ishte titulli i 11 radhazi, që Teuta në ping pong për femra mori në Burrel, duke treguar edhe njëherë tjetër dominimin e saj në këtë sport.