Renato Arapi dhe Arbër Çyrbja kanë zgjedhur të dalin nga karantina dhe në këtë ditë të bukur prilli, dy lojtarët e Teutës kanë zbritur në fushën e “Niko Dovanës” teksa kanë improvizuar  një lojë “Teqball”-i me një tryezë të gjendur në stadium.

Madje ata kanë sfiduar edhe miqtë e tyre duke i etiketuar në postim e publikuar në rrjetet sociale. Kujtojmë që prej javësh gjithë futbollistët gjenden të karantinuar në shtëpitë e tyre për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi.

Ende nuk dihet se kur do të nisë futbolli, por ata janë stërvitur në kushte shtëpie. Dy lojtarëve të “Djemve të Detit” siç duket u është sosur durimi dhe kanë zbritur në fushë duke nisur stërvitjen.