Mjeshtri i pingpongut durrsak Musa Tërniqi, mbetet i paplakur kur është fjala për të mbajtur të ndezur traditën e pingpongut në Durrës.

Në kampionatin kombëtar për të rinj e të reja, Teuta nën drejtimin e tij konkuroi për titull kampion deri në pikët e fundit. Kështu Kejsi Dangëllia kishte rastin më të mirë, që të fitonte ndaj lojtares beratase Arsena Osmanaj.

Por përvoja e pakët dha efektet e saj. Teuta me pingpongistet Kejsti Dangëllia, Emirjeta Isufi dhe Liridona Rexha është nënkampione e vendit.

Ndërsa ekipi i djemve me përbërje Nexhip Manushaqja, Rei Sota, Erjol Simoni, Albi Okshtuni dhe Erli Çaprazi nuk mundi të renditet më shumë se vendi i treti. Ndërsa në konkurimin individual Dangëllia është nënkampione për të reja, ndërsa Manushaqja vendi i tretë për djem.