Pingpongu shqiptar ka pasur një kalendar të ngjeshur garash në muajin nëntor, teksa janë zhvilluar dy aktivitete të rëndësishme për të rritur. Fillimisht në qytetin e Burrelit u mbajt Kampionati Kombëtar për femra dhe meshkuj, teksa në pallatin e sportit “Ferid Hysa” konkurruan 14 ekipe dhe shoqata sportive. Kampionati ofroi ndeshje interesante dhe me rivalitet të lartë, ndërsa në fund u shpallën edhe më të mirët. Te femrat Teuta konfirmoi superfuqinë e saj në këtë sport, duke u shpallur për herë të 11-të radhazi kampione e vendit.
Me bregdetaret në shkallën më të lartë, podiumi u plotësua nga Tomori në vend të dytë dhe Elbasan në vend të tretë. Edhe në radhët e djemve ishte Teuta ekipi që meritoi titullin kampion, duke kompletuar dopietën në kampionat. Tirana u klasifikua në vendin e dytë, ndërsa Elbasani në të tretin. Një aktivitet i organizuar më së miri në Burrel, ndërsa Federata Shqiptare e Pongpongut bën të ditur se do të rikthehet në këtë qytet edhe për evente të tjera sportive në të ardhmen.
Pas kampionatit kombëtar pingpongu shqiptar mori pjesë edhe në kampionatin e dytë individual mbarëkombëtar, Shqipëri-Kosovë 2024.Për 2 ditë me radhë pingpongistët dhe pingpongistet më të mirë të dy vendeve matë forcat në këtë kompeticion. Këtë herë ishte Kosova vendi organizator i aktivitetit që pa ta garonin 16 femra dhe 16 meshkuj, lojtarët më të mirë nga secila federatë. Kampionati u hap me ndeshjet dyshe mikse, ku vendet e para u fituan nga çiftet kosovare.Më pas një garë shumë interesante individuale, mbas shume duelesh, në gjysmëfinale dolën Aron Koni dhe Kejdi Kalaja nga Shqipëria kundër Kreshnik Mahmutit dhe Fatih Karabaxhakut nga Kosova, të cilët zunë vendin e parë dhe të dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga Kejdi Kalaja.
Më shumë rivalitet pati te gara individuale e femrave, ku Lene Osmani me gjithë lojën e fortë nuk arriti të mposhte Liridona Rexhajn e Shqipërisë.Pingpnogistja kuqezi vijoi me fitore dhe ndaj Leoresa Imerit, duke merituar kështu vendin e parë. Gjithashtu edhe për dyshe femra ishte çifti durrsak, Samanda Agolli dhe Emirjeta Isufi qe zunë vendin e parë, ndërsa Liridona Rexhaj dhe Lionela Hasanaj u klasifikuan në vend të tretë. Për dyshe meshkuj Aron Koni dhe Redjon Ajdinaj zunë vendin e tretë në këtë kompeticion.