TIRANË– Drejtori i Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero, ka deklaruar sot se në Shqipëri janë identifikuar 5 raste me gripin amerikan, Në një deklaratë për mediat, Pipero ka shtuar se janë në kontroll edhe 7 raste me virusin H1N1, njohur si gripi i derrit.
Sipas tij, nuk ka vend për panik, pasi nga gjitha rastet e identifikuar asnjë prej tyre nuk paraqet rrezik për jetën. Pipero ka theksuar më tej se situata është nën kontroll të plotë, ndërkohë që ka këshilluar që për çdo simptomë pacientët duhet të paraqiten pranë mjekut.





