Mjeku Pëllumb Pipero thotë se vendi ynë e ka kaluar pjesën më të vështirë të epidemisë, fillimin e saj, pasi mjekët kishin shumë pak ose aspak eksperiencë.
“Ne kemi kaluar pjesën më të vështirë të epidemisë, fillimin e saj. Ne kishim fare pak ose aspak eksperiencë. Tani kemi kaluar pjesën më të vështirë, por kjo nuk do të thotë që pjesa që kemi përpara nuk është e vështirë. Duhet të vzhdojmë të respektojmë masat e distancimit social, qytetarët të zbatojnë masat e qeverisë dhe masat tona. Virusi është midis nesh”, tha Pipero në një intervistë për Eni Vasilin.
Duke folur për lehtësimin e masave, mjeku Pipero tha se ato janë të domosdoshme dhe në përputhje me situatën.
“Në opinionin tim masat lehtësuese janë në kohën e duhur dhe të domosdoshme. Është shumë e vështirë të bësh parashikime për këtrë virus, ende dalin të dhëna të tjera. Sa më shumë lexojmë aq më pak dimë. Secili nga ne jep një opinion bazuar në eksperiencën e tij dhe ecurinë e epidemisë në vnedet fqinje”, tha ai.
Për situatën në Spitalin Infektiv, mjeku Pëllumb Pipero tha “Situata në Infektiv është relativisht e qetë. Ne çdo ditë nxjerrim pacientë të shëruar nga Spitali ynë. Rastet që shtrojmë janë më të rralla por janë më serioze se kanë sëmundje të vështira shoqëruese.”





