TEL-AVIV, 18 prill 2013 –Në Izrael, në fundin e detit të Galilesë, arkeologët zbuluan një piramidë gjigante në formë konike të ndërtuar nga blloqe prej bazalti dhe gurë të mëdhenj të rëndë.
Pesha e konstruksionit është rreth 60.000 tonë, ndërsa lartësia e saj arrin në 10 metra.
Sipas disa supozimeve, struktura të tilla ndonjëherë përdoreshin për varrime.
Për herë të parë piramida misterioze u diktua në verën e vitit 2003, kur po studiohej deti me anë të hidrolokatorit.
Më vonë piramidën u përpoqën ta studionin zhytësit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





