Një taksist i licencuar është rrahur dhe dhunuar derisa përfundoi në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” në Vlorë në afërsi të stacionit të trenit. Vetë i dëmtuari Krenar Betaj, nga spitali tregoi se ishte rrahur nga një tjetër taksist që punon në të zezë.

Ky i fundit së bashku me familjarë të tij i kërkuan Betajt të largohej prej vendit ku kishte parkuar, sepse po i merrte pasagjerët. Policia mori denoncimin e taksistit dhe po kërkon dhunuesit e tij./abcnews.al