Rikuperimi kërkon më tepër kohë për Vedat Muriqin, që detyrohet të mbyll më herët vitin 2023.
Sulmuesi pritej të kthehej në dipzocion të stafit teknik këtë javë, por dëmtimi muskulor vazhdon ta shqetësoj.
Muriqi u dëmtua në ndeshjen e Kosovës muajin e kaluar kundër Izraelit, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe u kthyer mënjëherë në Spanjë.
Stafi mjekësor i klubit të Mallorca, konstatoi se “Pirati” do të mungonte 4-6 javë.
Por riaftësimi nuk shkoi sipas planeve dhe parashikimeve dhe do të duhet që 29-vjeçari të qëndrojë më gjatë jashtë fushave të vlera.
Sipas gazetës spanjolle“OK Diario”, ndërkombëtari kosovar do të ritkhehet në fillim të vitit 2024.
Sipas parashikimeve, pritej që ai ishte në dispozicion për ndeshjen e kësaj jave kundër Almerias, por tërheqja muskulore kërkon më tepër kohë.
Sulmuesi do të mungojë edhe në ndeshjen e fundit të vitit kundër Osasunas, pasi ai ende nuk është bashkuar me ekipin.
Kështu Mallorca do ta ketë të gatshëm ish-futbollistin e Lazios për përballjen me Real Madridin, që do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në 3 janar.





