Situata me menaxhimin e mbetjeve urbane në lagjen nr.17, rruga “Albania”, në Durrës duket se është jashtë kontrollit.
Një qytetare ka dërguar pranë redaksisë së “DurrësLajm” fotot e mëposhtme, ku grumbujt me mbeturina kanë formuar pirgje, ndërsa prej ditësh nuk tërhiqen.
“Tuuurp se cfare ju ofrojme turizmit”,- shkruan qytetarja ndërsa thotë se prej një jave nuk tërhiqen mbetruinat.
Për këtë situatë, ajo fajëson edhe shumë nga kompanitë që i hedhin ambalazhet e tyre në çdo orë të ditës, duke krijuar një situatë të rënduar mjedisore.